BOTA KU LEGJENDAT KRIJOHEN!

Katana Roleplay është një server unik që ofron një përvojë të jashtëzakonshme në botën e roleplay-it. Me një komunitet aktiv dhe mekanika të avancuara loje, çdo lojtar ka mundësinë të ndërtojë historinë e tij, të krijojë aleanca dhe të përballet me sfida të ndryshme.

KATANA

LUANI TEK KATANA Roleplay

Instaloni GTA V

Pas blerjes, do ta gjeni GTA V në bibliotekën tuaj në platformën përkatëse. Klikoni “Instalo” dhe zgjidhni vendndodhjen në kompjuterin tuaj. Shkarkimi mund të zgjasë disa kohë, në varësi të shpejtësisë së internetit.

Instaloni FiveM

Vizitoni faqen zyrtare të FiveM (fivem.net) dhe shkarkoni klientin. Hapni skedarin e shkarkuar dhe ndiqni udhëzimet e instalimit. Zgjidhni vendndodhjen e instalimit (idealja është në të njëjtën disk ku është instaluar GTA V). Gjatë instalimit do t’ju kërkohet vendndodhja e dosjes së GTA V. Zgjidhni dosjen ku është instaluar GTA V (p.sh. te “Steam/steamapps/common/Grand Theft Auto V”).

Bashkohuni në Discord

Për t’u bashkuar në serverin Discord të KatanaRolePlay, vendosni linkun e ftesës për KatanaRolePlay dhe shtypni “Bashkohu”. Pas kësaj, ndiqni udhëzimet për verifikim dhe lexoni rregullat për të qenë pjesë e komunitetit. Mirësevini në KatanaRolePlay!

Lidhuni ne KATANA Roleplay

Lojtarët mund të bashkohen në serverin KatanaRolePlay edhe përmes IP-së qe gjendet ne Discord.

Content Creators

Ata sjellin momentet më epike, aksionin më të çmendur dhe historitë më të bukura nga bota e Katana Roleplay.Ndiqni krijuesit tanë për përmbajtje unike, skena emocionuese dhe aventurat më të paharrueshme!

bronxxy

Arbnor Thaqi

DOIT SHQIP

Armend Rexhepi

FeTahi

Fetah Zymeri

Gent

Gent Hajrullahu

FAQs

Pytjet me te shpeshta

A ka ndonjë moshë minimale për të luajtur në server?

Serveri ynë roleplay është i hapur për të gjithë, nuk ka kufizim moshe.

Cilat janë rregullat kryesore të roleplay-it në serverin tuaj?

Klikoni këtu tek: RREGULLAT për të parë të gjitha rregullat.

A lejohet përdorimi i modifikimeve (mods) ose skriptave të jashtme?

Përdorimi i modifikimeve ose skriptave të jashtme që japin avantazh ndalohet. Shkelësit dënohen me BAN Permanent.

Si mund të aplikoj për role specifike ose për të qenë pjesë e stafit?

Aktualisht aplikimet janë të mbyllura. Në të ardhmen do të hapet mundësia për të aplikuar për role specifike ose për staf.